Pothuajse i preu kokën nënës në Selanik, rrëfehet autori: Nuk mbaj mend asgjë

50-vjeçari që vrau nënë e tij të moshuar në banesën ku ata jetonin në zonën e Neapolis të Selanikut po trajtohet ende në spitalin psikiatrik.

Autori ka rrëfyer se nuk i kujtohej absolutisht asgjë nga krimi që kishte kryer dhë më pas me ndërhyren e prokurorisë është kërkuar izolimi i tij në Spitalin Psikiatrik të Selanikut.

Nëna 79-vjeçari u gjet e pajetë nga djali i saj i dytë, kur ai vizitoi banesën e saj dhe trupin e pajetë në vaskën e shtëpisë së tyre.

Sipas protothema.gr, fqinjët kanë parë në 16:00, 53-vjeçarin duke dalë i zbehtë dhë në gjendje shoku nga hyrja e pollatit.

“Shkaku u vdekjes është shoku pesthemoragjik, si pasojë e një prerjeje traumatike në qafë, me një prerje thuajse të plotë”, ka thënë mjeku që kreu autopsinë./albeu.com