“Prezantimi i 700 ekipeve sportive”, Rama: Nga kjo nismë do të dalin shumë kampion të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama ka folur në fund të aktivitet të madh sportiv të organizuar në “Air Albania”.

Në këtë aktivitet u prezantuan 700 ekipe sportive të shkollave në të gjithë Shqipërinë.

Rama u shpreh se kjo nismë do të sjellë shumë kampion të rinj, por po ashtu është edhe për shëndetin, cilësinë e jetës që sjell sporti.

Edi Rama:

“Në këtë stadium fjala me e bukur që mund të thuhet është fjala Shqipëri, prandaj nga këtu e gjithë Shqiperia t’ju dëgjoj, Shqipëri Shqipëri.

Në ketë lëvizje të madhe sportive, do të dalin shumë kampion të medhenj qe do të nderojnë veten familjet dhe kombin.

Për të tjerët kjo është një nismë për shëndetin.

Paçi vetëm fitore.”/albeu.com