Vendi perfekt për të bërë dashuri, sipas shenjës tuaj astrologjike

E dini se sipas shenjës tuaj astrologjike ndryshon edhe mjedisi ku mund të përjetoni më shumë kënaqësi? Zbuloni vendin tuaj perfekt.

Dashi: Kudo dhe kurdo. Ju jeni gjithmonë gati për të kaluar momente intime.

Demi: Në një hotel me 5 yje. Ju adhuroni të ndiheni të përkëdhelur.

Binjakët: Në shtratin bashkëshortor. Ju keni nevojë për rehati që të përjetoni më shumë kënaqësi.

Gaforrja: Në gjithë shtëpinë. Mos lini vend pa provuar.

Luani: Në një vend publik. Ju adhuroni të provoni diçka ndryshe nga të tjerët dhe ju pëlqen rreziku.

Virgjëresha: Në një shtrat me çarçafë shumë të pastër dhe të hekurosur mirë. Ju jeni vërtet maniake.

Peshorja: Në një dhome me pasqyra. Fiksimi juaj për estetikën ju ndjek edhe në intimitet. Nëse nuk keni provuar të bëni dashuri dhe ta shihni se ç’po bëni, provojeni njëherë…

Akrepi: Në errësirë. Ju jeni shenjë misterioze dhe doni të merrni kontrollin pa u parë.

Shigjetari: Në natyrë. E keni provuar ndonjëherë të shijoni momentet intime mes pemëve në ajër të pastër?

Bricjapi: Pas një dere të mbyllur. Ju keni nevojë të ndiheni të sigurt për t’u çliruar plotësisht dhe për të bërë atë që dëshironi.

Ujori: Virtualisht. Juve ju pëlqen ta vini imagjinatën në punë dhe doni të provoni gjëra ndryshe nga sa mund të imagjinohen.

Peshqit: Në dush. Uji është elementi juaj dhe për të keni përherë nevojë.


Shtuar 11.08.2023 13:58