E mbani mend Dounglas Costa-n? Braziliani “tërbohet” me Galaxy: “Luftë” me dy kundërshtarë (VIDEO)

 

Natë çmenduri në MLS për Dounglas Costa-n, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fituar nga La Galaxy me rezultatin 4-1 ndaj Kalorado Rapids.

Rezultati pozitiv nuk arriti ta qetësojë brazilianin, i cili për një fjalë humbi toruan. Ish-lojtari i Juventusit në minutët e 62 u përplas me dy kundërshtarë, duke u ndëshkuar më pas me një karton të kuq të pashmangshëm.

Costa goditi dy lojtarët të ekipit kundërshtar, fillimisht me shpatull dhe më pas me shuplakë, teksa një prej u tyre ra në tokë.

Një gjest i pashpjegueshëm i sulmuesit që tani pritet të skualifikohet me disa ndeshje./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 14:59