Serviset hedhin vaj në kthesa për të shkaktuar aksidente, eksperti: Akt terrorist

Hedhja e vajit në rrugë është kthyer në një problematikë serioze në vendin tonë.

Kohët e fundit janë vënë re raste të përsëritura kryesisht në rrugën e Prrenjasit. Sipas banorëve kjo është një problematikë e përhershme pasi serviset në Prrenjas që kanë edhe karrotrec, hedhin vaj me qëllim nëpër kthesa në mënyrë që të bëhen aksidente dhe si rrjedhojë të sigurojnë të ardhura duke riparuar mjetet e aksidentuara.

Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore tha se hedhja e vajit në rrugë me qëllim nga individë të ndryshëm është e barabartë më një akt terrorrist pasi personi që e hedh nuk mendon pasojat tragjike që veprimi i tij mund të sjellë.

I ftuar në “Good Moorning Albanians” ai tha se këto raste nuk duhen trajtuar si aksidente rrugore, pasi është një skandal i madh dhe duhet denoncuar edhe nga qytetarët.

“Nuk mund të themi se hedhja e vajit është aksident, hedhja e vajit është një veprim i qëllimshëm e sipas meje është i barabartë me vendosjen e një bombe, është një kat terrorist. Pasi ti ku hedh vajin, nuk e di se kush do kalojë aty, do kalojë një autobusë, një veturë, një fugon me pasagjerë të shumtë. Kjo nuk duhet trajtuar si nja aksident, është një skandal i madh që po ndodh në Shqipëri, në raste të tilla kalimtarët duhet të njoftojnë policinë e shtetit”, tha Arben Luzi./albeu.com/