Makina merr përpara një person me biçikletë, i plagosuri dërgohet me urgjenc në spital

Një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, në aksion nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë.

Mësohet se i dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 13.06.2021 16:25