Rëndohet bilanci, humbin jetën dy persona nga koronavirusi në vend

Humbin jetën dy qytetarë në Spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit, të prekur me Covid-19.

Sipas ministrisë, viktimat janë një 78 vjecare nga Tirana e transferuar nga një spital jo publik dhe një 83-vjecar nga Durrësi.

Aktualisht janë 84 pacientë të shtruar në Infektiv, ndërkohë që janë shëruar 54 persona. 64 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit nga 371 testime që janë kryer gjithsej.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.


Shtuar 29.06.2020 08:35