Pa patentë dhe shpejtësi tej normave, detaje nga askidenti tragjik në Baldushk, vëllai dhe shokët mbijetuan, 17-vjeçari vdiq në vend

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me akidentin rrugor që i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Baldushk.

Adoleshenti mbeti i vdekur një natë më parë ndërsa drejtonte makinën dhe humbi kontrollin e saj në Baldushk. Burime bëjnë me dije se viktima po udhëtonte së bashku me vëllanë dhe dy miq të cilët nuk pësuan dëmtime serioze.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të caktuara. Adoleshenti duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Ai rezulton të jetë pa leje drejtimi, pasi isht vetëm 17 vjeç. Makina dyshohet të jetë e një prej të afërmve të tij.

Aksidenti ndodhi pak kilometra larg banesës së viktimës./albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 12:39