Tensionet në veri të Kosovës, Serbia: Populli ynë është ngopur dhe nuk duron më

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”.

“Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke mos ofruar dëshmi për pretendimet e bëra.

Kujtojmë se mbrëmja e djeshme në veri të Kosovës është shoqëruar me tensione të larta, janë dëgjuar shpërthime, janë bllokuar doganat si dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do t’i kërkojë KFOR-it dislokim të ushtrisë ruse në Kosovë. Në përgjigje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Serbia do luftë dhe se Kosova është e gatshme t’i përgjigjet me të gjitha fuqitë që ka.

Po ashtu data e zgjedhjeve në veri është shtyre. Presidentja e Kosovës Vjosa Omani njoftoi se do të mbahen më 23 prill 2023, megjithatë ky vendim nuk ka shërbyer që tensionet të zbuten./albeu.com


Shtuar 11.12.2022 08:00