E frikshme, momenti kur balena del nga uji dhe përplas varkën (VIDEO)

Momenti kur një balenë del nga uji dhe përplas një varkë të vogël në brigjet e Masaçusets në SHBA, është kapur në një video që po bën xhiron e rrjetit.

Në videon e transmetuar nga mediat amerikane, gjitari detar, del nga deti dhe godet anijen 5-6 metra të gjatë dhe më pas zhytet sërish në ujë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së dielës së kaluar në zonën e White Horse Beach të Plymouth, sipas zyrtarëve të qytetit. “Ishte çmenduri,” tha Ryder Parkhurst, dëshmitar okular, për NBC Boston duke përshkruar skenën./albeu.com