Ministri i Brendshëm grek takon në burg Fredi Belerin

Ministri i Brendshëm grek Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgim Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.