Parashikimi i motit për datën 30 qershor 2023

Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1

ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 14 deri 29°C

në zonat e ulëta 18 deri 34°C

në zonat bregdetare 22 deri 34°C

 


Shtuar 29.06.2023 23:54