Shpërndante lëndë narkotike në Milano, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Milano pasi ëhstë kapur duke shpërndarë kokainë.

Pasi është rrethuar nga policia i riu është përpjekur të hedhë biçikletën drejt efektivëve dhe më pas ka goditur një prej tyre në gjoks, por ka dështuar të largohet më tej.

Sakaq, atij iu gjet një sasi prej 20 gramësh kokainë e ndarë në 40 doza dhe gati për t’u shitur, ndërsa pritet që ai të përballet me gjykatën për t’u njohur me dënimin.


Shtuar 3.02.2023 20:32