Reali i “fiksuar” pas Haaland, Dortmundi ia bën të qartë shifrën

Nuk është Paul Pogba objektivi kryesor i Real Madrid në merkaton e verës.

Deklaratat e super menaxherit Mino Raiola pak ditë më parë se klubi madrilen do të bënte një goditje të madhe bën që e gjithë vëmendja të kthehej te mesfushori francez, por siç zbulon e përditshmja “Marca”, “los blancos” kërkojnë një sulmues dhe në krye të listës qëndron Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez madje filloi të shkëlqente edhe në Ligën e Kampionëve, duke lënë mbrapa vetës shumë sulmues të kalibrit të lartë.

Nga kjo formë fantastike e tij, Borussia Dortmundi nxitoi dhe arriti t’i marrë shërbimet e Haalandit për vetëm 20 milionë euro.

Tani, klubet e mëdha janë vënë pas norvegjezit, ndërsa Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e tij.

Los Blancos kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit, por mediat bëjnë me dije që skuadra gjermane nuk do ta lëshojë atë nën shumën e 80 milionë eurove.

Madrilenët nuk e kanë problem për shumën e transferimit dhe sulmuesi i talentuar mund të zbarkojë në “Santiago Bernabeu” në verën e këtij viti.


Shtuar 24.03.2020 13:15