Putin i sëmurë rëndë? Sergei Lavrov flet “pa doreza”: Kjo është e vërteta

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u është përgjigjur “thashethemeve” që janë përhapur për gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin.

Përmes një interviste për televizionin francez TF1, Lavrov tha se nuk është aspak e vërtetë që Putini është i sëmurë apo i dobët.

“Presidenti Vladimir Putin del në publik çdo ditë. Ju e shihni në ekranet televizive,  lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij. Unë nuk mendoj se një person i arsyeshëm mund të dyshojë për ndonjë shenjë sëmundjeje në këtë person”, tha Lavrov.

Kujtojmë se fjalët rreth shëndetit të liderit rus qarkullojnë prej kohësh, ndërsa ditën e djeshme një gazetë britanike, duke cituar një ekzekutiv të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse, shkroi se Putin ka probleme serioze shëndetësore. Sipas gazetës, mjekët Putinit i kanë dhënë jo më shumë se 2-3 vjet jetë.

Ekzekutivi i FSB-së, citohet të ketë thënë se problemet shëndetësore po e bëjnë presidentin rus që të humbasë gradualisht shikimin. Kurse Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, Kirill Budanov, tha se Putin “ka shumë sëmundje serioze, një prej të cilave është kanceri”.