Ronaldinho ngre në qiellin e shtatë Maldinin: Ai mund të bëhet president i Republikës

Në një intervistë për “Sportmediaset”, ish-lojtari legjendar, Ronaldinho ka folur për Maldinin dhe Ibrahimovic.

“Maldini në fushë ishte një nga më të mëdhenjtë që kam parë ndonjëherë, kam luajtur kundër dhe bashkë me të. Jam tifoz i tij i madh i tij.

Ai mund të jetë edhe president i Republikës së Italisë. Ibrahimovic është një fenomen. Në moshën e tij është më i mirë se shumë të rinj. Nëse do mund të luajë deri në 50 vjeç, sepse nuk i mungon cilësia dhe fizikisht është gjithmonë fenomen./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.04.2022 21:49