Pas babait, Kadri Veseli humb dhe nënën

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli. Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit. Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.

Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne! Familja Veseli


Shtuar 7.01.2022 11:39