Më në fund, Gigi Hadid del publikisht me barkun e rrumbullakosur (VIDEO)

“Ja ku është barku im”.

Ishte kjo fjalia që entuziazmoi të gjithë fansat e Gigi Hadid, pasi më në fund modelja tregoi barkun e rrumbullakosur.

Teksa po realizonte një video live në Instagram këtë të mërkurë vendosi të ndante me fansat transformimin që i ka bërë shtatzënia, teksa ndante emocionet për këtë ndjenjë të veçantë.

25-vjeçarja foli edhe rreth kritikave që ka marrë nga fansat pasi nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale këtë periudhë (të shtatzënisë), por ajo tha se kjo ka ndodhur pasi mendon se në botë po ndodhin gjëra edhe më të rëndësishme.

“Kjo është një arsye për të cilën ndjeva se nuk është në të vërtetë diçka që duhet të ndaj veç me familjen dhe miqtë e mi. Padyshim që shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit dhe më pas zhvillimet me “Black Lives Matter”, dhe unë mendova se prania jonë në mediat sociale duhet të ishte vetëm për këto tema.”

Megjithatë modelja u premtoi fansave që në një moment të dytë do ndajë me ta të gjithë eksperiencën e pakrahasueshme.

Po ashtu, Gigi nuk kishte si ta mbyllte live-in pa i thënë disa fjalë të ëmbla për partnerin e saj, Zayn Malik, të cilin e falenderoi për mbështetjen dhe përkujdesjen që tregon ndaj saj.

Ish-pjesëtari i One Direction nuk ka folur ende për faktin se do bëhet baba, por Gigi tha në prill në një intervistë për Jimmy Fallon se ata po shijojnë çdo ditë të shtatzënisë së bashku.


Shtuar 16.07.2020 06:43