Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për zgjedhjen e Kryesisë, Berisha: Moment i veçantë, Basha dështoi me udhëheqjen e tij

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku pritet të zgjidhën anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Sali Berisha u ndal te humbjet e PD-së gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte kreu i PD-së, ndërsa shtoi se sot vendi ka një opozitë të vërtetë.

“Dua të përshëndes ju anëtarë të këshillit kombëtar të PD dhe të gjithë demokratët shqiptarë kudo që janë.

Një përshëndetje kam për anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për kontributin historik.

Ne mblidhemi sot në këtë takim shumë të rëndësishëm për të zgjedhur forumin drejtues të PD për 4 vitet që vinë, kryesinë e kësaj partie. Përbën një moment tepër të veçantë, dhe mëshiron përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash, aktesh, kuvendesh, të papara ndonjëherë në këtë parti dhe unike në historinë u një force politike që në themel kishin lirinë.

Ne ia dolëm që të jemi sot opozitë e vërtetë, më të fuqishëm se kurrë. Më të vendosur se kurrë në misionin tonë.

Sa herë që të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, gjen merita absolute u takon anëtareve të PD. Ata në 8 vite kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë.

Ata u ngritën sapo u bë thirrja, për të shpëtuar forcën e tyre politike, me idealet e tyre udhëheqëse.

Ndaj ne nuk duhet të harrojmë këtë mësim, për 2 arsye. Së pari PD kaloi nga disfata në disfata, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, pazareve të udhëheqjes së saj. Jo për anëtarët. Ata iu përgjigjën çdo thirrje, sakrifikuan të madhe në 8 vite.

Pra e gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne.

44 mijë luftëtarë të vërtetë të lirisë morën pjesë në aktet madhorë të këtij Rithemelimi.

Problem është qeveria, ne jemi opozitë, problem është udhëheqja. Nuk e kam fjalën për atë që kaloi po për ne që jemi këtu. Nuk duhet ta harrojmë thënien e këtij gjeniu.

Si mund të jetë problem udhëheqja. Dy janë sëmundjet. E para pazaret me qeverinë, për interesa personale, shkelmojnë mbi interesat e anëtarëve.

Këtë mësim nuk do ta harrojmë kurrë por sot kemi një ndryshim të madh. Ju uleni në këtë dallgë tërësisht si përfaqësuarës të demokratëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre.


Shtuar 28.05.2022 11:41