Shqiptari i përplasi për vdekje të birin në Greqi, rrëqeth nëna e 26-vjeçarit: Iu prenë ëndrrat në mes

Rrëqeth rrëfimi i nënës së 26-vjeçarit grek, i cili u përplas për vdekje me makinë nga një shqiptar 60-vjeçar dy ditë më parë në Paros.

60-vjeçari shqiptar përplasi me makinë 26-vjeçarin fatkeq në zonën e Ampelas në Paros.

I riu ishte duke lëvizur me skuter kur u përplas nga makina e 60-vjeçarit. 26-vjeçari, Jorgos Gjeoorgopulos ishte fëmijë i vetëm, ishte rritur pa baba dhe kishte mbaruar studimet e larta biznes dhe turizëm në Kretë.

E ëma e të ndjerit ka thënë mes lotësh për mediet se i biri sapo kishte hapur një kapitull të ri në jetë, pasi sapo  kishte gjetur një punë të re në një hotel në Paros .

Drejtuesi 60-vjeçar i makinës me origjinë shqiptare është arrestuar ndërsa sipas informacioneve po kontrollohet nëse posedonte ose jo leje drejtimi./albeu.com/