“Ai është xhaxhi Luli, unë jam xhaxhi Edi”, Rama bën batuta me fëmijët në sallën e Kuvendit (VIDEO)

Minutat e pushimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama i ka shfrytëzuar për të bërë batuta me fëmijët.

Rama ndërpreu fjalën kur fëmijët u futën në sallën e Kuvendit, duke thënë se do t’i respektonte.

Ndërsa ishin në pushim, Rama ju drejtua fëmijëve duke ju thënë: “Ai që po flet është xhaxhi Fatmiri, ai është xhaxhi Luli”.

Në ato momente, në sallë hyn Berisha dhe Rama thotë: “Ja erdhi dhe gogoli”.

Deputetët në sallë shpërthyen në të qeshura./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 12:00