Neuer pëson aksident, portieri i Bayern Munich përfundon sezonin

Manuel Neuer ka pësuar një aksident ku duket se ka qenë tepër serioz.

Neuer ka bërë të ditur nëpërmjet Instagramit se ka thyer këmbën duke bërë ski. Ai tashmë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, pra edhe përballjen  e rëndësishme ndaj PSG-së në Champions League.

“Hej djema, çfarë mund të them, fundi i vitit padyshim mund të ishte mbyllur më mirë. Ndërsa po bëja ski, theva këmbën. Operacioni i djeshëm shkoi shumë mirë. Shumë faleminderit ekipit mjekësor. Megjithatë, më dhemb fakti se sezoni aktual ka përfunduar për mua”, ka thënë Neuer./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 10.12.2022 13:05