Njihuni me emigrantin shqiptar që “fle” me makinën e tij BMW (FOTO LAJM)

Një emigrant nga Kosova në Zyrih të Zvicrës, i ka rregulluar veturës së tij një garazh të veçantë brenda shtëpisë, duke ia bërë si “sallon”.

A.D është një emigrant i cili është pjesë e këtij grupi, i cili ka publikuar dy fotografi të veturës së tij brenda garazhit.

Në fotografi shihet se garazhi është i shtruar me qeramikë, në tavan ka të vendosur logon e BMW-së dhe një dizajn me drita të veçanta.

Ai në fotografitë e publikuara ka thënë se po fle me veturën e tij BMW.


Shtuar 5.06.2021 12:50