Nuk është pjesë e planeve të Xavi-t, Depay drejt Serie A

 

Memphis Depay nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez pavarësisht golit të tij në ndeshjen e fundit parasezonale dhe fakti se trajneri i ka thënë se roli i tij në skuadër me transferimet e fundit do të “zbehet”.

Ideja e lojtarit ishte që të qëndronte dhe të luftonte për një vend në skuadër, por presioni që klubi po ushtron për largimin e tij po e bën atë të ndryshojë mendje.

Barcelona kërkon të balancojë llogaritë dhe ata e dinë që holandezi pëlqehet nga disa skuadra të mëdha në Evropë.

Sipas raportimeve, Juventusi është në “pole position” për të marrë shërbimet e holandezit. Interesi i “bardhezinjve” për sulmuesin është bërë i ditur disa javë më parë.

Me një kontratë deri në vitin 2023, Barcelona do ta vlerësonte largimin e tij për 20 milion euro, por nga Torino duket se nuk janë të gatshëm të japin më shumë se 14 milion euro./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 20:36