Rrëfehet Setien: Lionel Messi? Të shumtën e rasteve nuk dukej askund në fushë

Quique Setien arriti në kulmin e tij si trajner teksa iu besua stoli i drejtimit të Barcelonës.

Tekniku 62-vjeçar i drejtoi katalanasit nga janari deri në gusht, ndërsa u shkarkua pas humbjes së turpshme në shifrat 8-2 ndaj Bayern Munchen në “Champions League”.

Së fundmi Setien ka folur mbi këtë eksperiencë duke zbuluar edhe njëherë tjetër se çfarë nuk shkonte brenda kampit të Barcelonës.

“Ajo që kam gjetur unë aty, nuk e kam parë në 40-vitet e mia në futboll. Në dhomat e zhveshjes nuk ishin të lumtur dhe kishin humbur komplet interesin mbi stërvitjen. Lionel Mesi? Ishte aty për të zgjidhur dy ndeshje me kryeveprat e tij, por në të shumtën e rasteve nuk dukej askund në fushë”, tha Setien.


Shtuar 12.08.2021 17:28