U dha alarm për “bombë”, çfarë ndodhi në qendrën tregtare në Shkup

Mbrëmjen e djeshme një alarm për bombë alarmoi dhe vuri në lëvizje Maqedoninë.

Ministria për punë të brendshme (MPB) konfirmoi se thirrja që raporton se në qendrën tregtare ka bombë, që pasoi me evakuimin e qytetarëve dhe punonjësve, ishte një mashtrim, përcjell Portalb.

MPB theksojnë se tashmë janë duke punuar për të zbuluar se kush e realizoi thirrjen anonime për bombë.

Ndryshe, në Qendrën Tregtare “Citi Mall” ka pasur paraqitje për “bombë” dhe me këtë rast janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe vizitorët.

Nga Policia e konfirmojnë rastin:

“Po ka pasur paraqitje për bombë, ekipet janë në terren dhe tani për tani kaq mund të themi”, thonë nga MPB.

Ekipet e specializuara të policisë, por edhe të Urgjencës dhe Ndihmës së Shpejtë, janë në terren dhe nu lejojnë që t’i afrohet objektit.


Shtuar 30.01.2020 08:09