Kokë e këmbë me të bardha, veshja e modeles që po e kopjojnë të gjithë (FOTO LAJM)

Mund të duket kombinim i vështirë, por kur e sheh, ndryshon mendje. Modelja e famshme Rosie Huntington-Whiteley ishte një mishërim i praktikes me elegancën, pasi edhe e veshur sport, dukej vërtet aq shik kokë e këmbë me të bardha, sa të gjithë nxituan të shkruajnë se kanë ndërmend ta kopjojnë veshjen e saj!

Me pantallona të gjera të bardha, një bluze të lirshme të bardhë, shapka të sheshta të bardha me gisht e si të mos mjaftonin këtol edhe kapelen e bardhë, 33 vjecarja sfidoi disa rregulla “konvencionale” , por sërish dukej kaq mirë

Veshjen ajo e kishte pasuruar me aksesorë të rëndë, zinxhir të trashë në këmbë e në qafë dhe vëthë që binin në sy, megjithatë përsëri nuk dukej e ekzagjeruar.

Mbretëresha e pasarelave është prej vitesh e lidhur me aktorin e njohur, Jason Statham, me të cilin ka dhe një djalë, Jack, 2 vjec.


Shtuar 9.06.2020 09:55