Konfirmon Braimllari, PD-LSI ndahen përfundimisht: Basha nuk duhet të tradhëtojë opozitën për Ramën

LSI do të bëjë opozitë më vete, e pavarur nga Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar ndarjen e me Partinë Demokratike.

Komentet ai i bëri në një intervistë për Report Tv, ku tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhëtojë kauzën e opozitës për interesa personale. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë.

Së fundmi, numri dy i LSI tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar dhe nuk i ka kërkuar deputetë hua Bashës.

“I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

Është koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës!  LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

LSI ka vendosur që të qendrojë në opozitë parimore dhe marrja e vendimeve tona në opozitë ka qenë vendimarrje e cila në disa raste bëhej për të ruajtur fryëmn opozitare. Kërkesa e vetme që LSI ka adresuar kundrejt kryetarit të PD ka të bëjë me faktin që të mos tradhëtohet kauza e opozitës për interes të Edi Ramës. Ne kemi qendruar korrekt dhe të pastër në opozitë. Nuk kemi kërkuar as deputet, as ministra, as grup parlamentar”, tha Braimllari./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 14:13