Fantastik në fushë dhe në stërvitje, ky është “show” i fundit nga Broja (VIDEO)

Armando Broja është padiskutim një nga lojtarët më të mirë që Shqipëria ka në gjirin e saj. Talenti i kombëtares po mahnit me paraqitjet e tij te Southhampton, ku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sulmuesi i cili është në pronësi të skuadrës së Chelsea dhe që aktivizohet me Southampton ka rritur të shënojë 5 gola në Premier League.

Broja është një lojtar i madh dhe kjo nuk ka pikë dyshimi pavarësisht moshës së re që ka, teksa edhe në stërvitje bën atë që është detyra kryesore e tij, të shënojë gola dhe të dhurojë spektakël përballë shokëve të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)


Shtuar 19.01.2022 10:37