Gjermania nis furnizimin për Ukrainën, mbërrijnë tanket e para “Gerpard”

Foto ilustruese

Ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov, ka bërë të ditur se tanket e dorëzuara si ndihmë ushtarake nga Gjermania kanë mbërritur në Ukrainë. Në llogarinë e tij në Twitter,  në një postim njoftoi se tre tanket e para gjermane ‘Flakpanzer Gepard’ kanë mbërritur tashmë në Ukrainë.

“Sot arritën zyrtarisht tre tanket e para  Gepard”, tha ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov në televizionin ukrainas të hënën, duke shtuar se ishin dorëzuar edhe dhjetëra mijëra fishekë.

Qeveria gjermane është akuzuar se ka vonuar furnizimet me armë në Ukrainë, në kontrast me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe fqinjët e Europës Lindore të Ukrainës.