LISTA/ Këta janë 42 kandidatët që do të garojnë në 21 komuna

Në 21 komuna të Kosovës sot zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku do të garojnë nga dy kandidatë për kryetar komune.

Fushata zgjedhore për rundin e dytë ishte vetëm pesë ditë. Në këtë raund zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen në 21 komuna.

Komunat dhe kandidatët që do të garojnë në balotazh janë:

Në Komunën e Drenasit garojnë në balotazh Ramiz Lladrovci i PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja, që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja që mori 44.71 për qind të votave.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së me 45.76 për qind të votave dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së me 37.20 për qind të votave.

Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja me 44.67 për qind të votave dhe Jeton Rakës nga LVV-ja me 33.36 për qind të votave.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që mori 35.69 për qind të votave dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja që mblodhi 32.56 për qind tëvotave.

Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja me 25.58 për qind të votave, do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave të fituara dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 24.49 për qind të votave.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 48.12 për qind të votave dhe Halil Thaçit të LVV-së me 20.19 për qind të votave.

Në komunën e Klinës në balotazh janë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci nga PDK-ja me 27.42 për qind të votave.

Në Kamenicë në balotazh janë Qëndron Kastrati nga PSD-ja me 32.52 për qind të votave dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 31.01 për qind të votave.

Në balotazh në Rahovec do të garojnë Smajl Latifi i AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenica i LVV-së me 24.84 për qind të votave.

Balotazhi në Komunën e Podujevës zhvillohet ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Në Prishtinë në balotazh janë Arben Vitia i LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Rama i LDK-së me 29.17 për qind të votave.

Në Viti në balotazh janë Sokol Haliti i LDK-së me 41.30 për qind të votave dhe Arsim Ademi i LVV-së me 34.50 për qind të votave.

Në Prizren në balotazh takohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 31.36 për qind të votave.

Komuna e Junikut në balotazh ka Agron Kuçin nga AAK-ja me 45.19 për qind të votave dhe Ruzhdi Shehun e LDK-së me 42.01 për qind të votave.

Në Komunën e Malishevës në balotazh janë Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate me 34.08 për qind të votave dhe Isni Kilaj të PDK-së me 28.82 për qind të votave.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10 247 vota ose 34.81 për qind, dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9 956 vota ose 33.82 për qind.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Balotazhi në Kllokot zhvillohet mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga GI Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave.

Ndërsa në Komunën e Mamushës janë balotazh Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 48.92 për qind të votave dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95 për qind të votave.


Shtuar 14.11.2021 08:53