ZYRTARE/ Manchester City nënshkruan me Sergio Gomez

Manchester  City ka zyrtarizuar ditën e sotme nënshkrimin me Sergio Gomez.

Gomez vjen pas largimit të Zinchenkos, pozicion që po mbulohet momentalisht nga Cancelo.

21 vjeçari i ardhur nga Anderlecht do duhet të jetë gati të shfrytëzojë shanset sa hërë të t’i jepen, pasi Pep e ka të qartë formacionin titullar.

Objektivi kryesor i “citizens” ishte Cucurrela, por ky i fundit zgjodhi në fund t’i bashkohej Chelsea, duke detyruar klubi të gjente një tjetër alternativë./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 14:03