Fëmijët që shoqërojnë lojtarët në fushë paguajnë shifra marramendëse në Premier League

Klubet e Premier League i marrin shifra të frikshme fëmijëve që shoqërojnë lojtarët në fushë. Pagesa mund të shkojë deri në 700 paund për një fëmijë.

“Kjo është duke u bërë privilegj për ata që kanë mundësi ta përballojnë”, ka thënë drejtori i ri i Komitetit Sportiv, Mediatik, Kulturor e Digjital, Julian Knight.

“Kjo shkon plotësisht në kundërshtim me rrënjët e klasës punëtore të futbollit”.

Çmimet te klubet e Premierligës:

1.Arsenal: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

2.Aston Villa: £500 për ndeshjet e Kategorisë A, ndërsa një vend dhurohet për ndonjë shoqatë bamirëse

3.Bournemouth: £235 për ndeshjet e Kategorisë A

4.Brighton: £350 për të ecur me kapitenin, £250 për lojtarët e tjerë. Dy vende të lira plotësohen me short.

5.Burnley: £310 për të ecur me biletë VIP, përfitimet shkojnë për bamirësi. Gjashtë vende në shitje për £40

6.Chelsea: Falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

7.Crystal Palace: £375 për “pakon e artë”, £100 për të argjendtë nëse fëmija vjen me fanella të veta

8.Everton: të paktën një biletë falas + £599 për pakon e veçante që dërgon para në shoqata bamirëse

9.Leicester: £355 + disa vende të lira përmes shortit

10.Liverpool: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

11.Manchester United: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

12.Manchester City: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

13.Neëcastle: falas

14.Norëich: £500 për të dalur me kapitenin. £379 për vendet e tjera

15.Sheffield United: £360 për derbi. Çmimet nisin nga £300

16.Southampton: Falas

17.Tottenham: £485 për ndeshjet e Kategorisë A. Çmimet nisin nga £350

18.Watford: £100

19.West Ham: £700 për ndeshjet e Kategorisë A.

20.Wolves: £450 për derbi. Çmimet nisin nga £320. /albeu.com/


Shtuar 11.02.2020 14:31