Frikë nga koronavirusi, studentëve u kërkohet të largohen menjëherë nga konviktet

Bashkia e Tiranës kërkoi sot largimin e menjëhershëm të studentëve nga konviktet, si masë për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën, ndërsa duke u ndalur tek konviktet, Veliaj lajmëroi pezullimin e përkohshëm të konvikteve gjer në rifillimin e mësimit.

“Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vlen si për shkollat, kopshtet e çerdhet, po ashtu edhe për konviktet.

U kërkoj drejtoreshave të konvikteve që të komunikojnë se konviktet nuk do të funksionojnë.

Pra, do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhrin e Bashkisë së Tiranës për t’i mbyllur deri në datën 3 prill”, deklaroi ai. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2020 17:10