I vodhi makinën qytetarit dhe ia shiti për skrap, arrestohet 23 vjeçari

Një i ri është arrestuar nga policia pasi i ka grabitur makinën një qytetari në Astir dhe ia ka shitur për skrap.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ndalimi i shtetasit:

J. N., 23 vjeç, pasi gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 10.06.2021 12:04

Tags: