Rama niset drejt Britanisë, akademia e Manchester City do të hapet edhe në Durrës

Kryeministri, Edi Rama, njoftoi dy ditë më parë se qeveria shqiptare është duke punuar për të firmosur një marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.

Për këtë arsye Rama do të niset sot drejt Anglisë, ku do të shoqërohet nga ministrja Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fokus i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që vet Rama lajmëroi dy ditë më parë në Durrës.

Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime me klubin e futbollit të Manchesterit.

Rama ka hapur një konkurs në Facebook ku fton komentuesit që të gjejnë emrin e skuadrës që do të ketë Akademinë në Durrës. 11 nga fituesit do të fitojnë nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar./albeu.com/