Koronavirusi/ 15 persona rezultojnë negativ, 5 të tjerë në pritje në QKUK

Pesë persona janë duke pritur rezultatet e tyre për të kuptuar nëse janë apo jo të prekur me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar 20 teste për COVID-19.

Faik Hoti, drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë të ditur për lajmi.net, se 15 prej personave të testuar kanë rezultuar negativ ndërkaq pesë të tjerë janë në pritje të rezultateve.

“Raste të festuara për SARS-CoV dhe te cilët kanë rezultuar negativ janë 15 raste. Dhe jemi në pritje të rezultateve për 5 raste”, ka treguar Hoti.

Theksojmë se deri më tani në tërë Kosovën janë 61 raste të konfirmuara me koronavirus dhe për fat të keq një person ka ndërruar jetë.

Qeveria në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit ka kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe makinave në tërë territorin e Kosovës.


Shtuar 24.03.2020 14:38