Sherr në terminalin e PKK në Durrës, pasagjeri godet punonjësin e policisë

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Durrës, pasi në pasi në terminalin e pasagjerëve në PKK Durrës, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë të Kufirit

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin S. B., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në terminalin e pasagjerëve në PKK Durrës, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë të Kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 11:57