Viti për një bebe? Nga zemra tek muzika, Devis Xherahu: Na pret ceremonia në kishë

Ai ka sjellë disa këngë të reja gjatë periudhës 2020-2022, por është ndjere një mungesë e tij në Festivale e konkretisht në festivalin e RTSH-së. Në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, Devis Xherahu  u shpreh se nuk ka marrë pjesë sepse nuk ka pasur materialin e duhur për festivalin.

“S’kisha atë që doja unë. Nuk kam shkuar këto dy vjet për mendimin që do shkoj në Eurovizion. Jo. Do shkoj në Festival dhe do bëj këngë për atë Festival. S’duhet të mendohet vetëm Eurovizioni.”

Por si e ka parë ai festivalin e këtij viti dhe fituesen e tij, Ronela Hajatin.

“Ronelës i uroj fat. Dëgjova shumë yyy, jo s’ka yyy. Yy bëhet para se të zgjedhim, e zgjodhe uroji vajzës fat.  Kjo është mundësi tonë. I hedh dorën në qafë, ngrohe këtë njeri, jepi dashurinë tëndë që ky njëri të nda nderojë, të dalë ashtu siç duhet të dalë. I uroj Ronelës shumë fat”.

Përpos festivaleve dhe këngës së re “Asgjë si më parë” gjatë bisedës u ndalën edhe në ngjarjet personale. Devisi tregoi se celebrimin gjatë pandemisë, në një moment të dytë do bëjnë edhe ceremoninë në Kishë, ndërkohë që janë të hapur dhe të gatshëm për të bërë një fëmijë.

Unë kam një dobësi për fëmijët dhe bebja le të vijë. Jemi çdo sekondë dhe çdo minutë të hapur që të vijë bebja, sepse unë I dua shumë fëmijët. Lidhja tonë u zyrtarizua në kohë pandemia, në momentin që kjo pandemi kalon na pret kisha”.


Shtuar 1.02.2022 18:23