Ndërron jetën në dyqanin e saj 70-vjeçarja në Tiranë, dyshimet e para

Një 70-vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë në dyqanin e saj pasditen e kësaj të premteje. Policia njofton se ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa shprehet se dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.06.2023, rreth orës 19:15, në Rrugën e Dibrës, ka ndërruar jetë në dyqanin e saj shtetasja F. R., 70 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…


Shtuar 23.06.2023 19:42