Plas me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të një 49 vjeçari

Një sulm me armë ka tronditur Tiranën pak pas mesnate, ku persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç.

Fatmirësisht, ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 15.06.2020 06:58