Policia nxjerr videon, apel për respektimin e korsive të biçikletave (VIDEO)

Policia e Tiranës ka bërë sërish një apel për çiklistët të cilët nuk respektojnë korsitë e dedikuara.

Kështum lëvizje të tilla kthehen në pengesë dhe rrezik serioz për çiklistët dhe të tjerët.

Njoftimi

Korsitë e dedikuara dhe respektimi i çiklistëve, në fokusin e rrugorëve.

Krahas masave parandaluese dhe sanksioneve administrative për drejtuesit e biçikletave, në kryeqytet vijon njëkohësisht kontrolli i drejtuesve të mjeteve, të cilët shkelin normat e sjelljes gjatë lëvizjes, duke qarkulluar apo parkuar mjetet në korsitë e biçikletave, duke u kthyer në pengesë dhe rrezik serioz për çiklistët dhe të tjerët.

#RespektoSinjaliziminRrugor
#JepuPërparësi🚶🏻♂🚴♂
#RespektoKorsitëeDedikuara🚴♀


Shtuar 8.06.2020 11:44