Policia shpërndan protestuesit në Shkup, merr kontrollin e situatës

Situata në Shkup është qetësuar. Pas rreth 2 orësh para Kuvendit protestuesit janë larguar nga policia.

Për momentin janë rreth dhjetëra protestues që janë larguar në drejtim të sheshit të Shkupit.

Situata është e qetë ndërsa dëmet që lanë pas janë të konsiderueshme para Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës së protestave janë hedhur gurë, vezë dhe mjete piroteknike në drejtim të këtyre objekteve shtetërore.