Përplasi rëndë një grua, bie në pranga 47-vjeçari

Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Berat, për shkak se me mjetin e tij ka përplasur rëndë një grua, e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit:

F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe, banuse në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.10.2021 09:18