Dortmundi “dinak”, tenton të nënshkruajë me parametra 0 me mbrojtësin e PSG-së

Borussia Dortmund interesohet për mbrojtësin e PSG-së, Thomas Meunier.

Sipas ‘La Derniere Heure’, skuadra gjermane është vënë pas mbrojtësit belg.

28 vjeçari do të mbetet lojtar pa kontratë në fund të sezonit, dhe është i lirë të negociojë për largim nga PSG.

Kontaktet mes Borussia Dortmundit dhe Meunier tashmë janë vënë, me skuadrën nga Bundesliga që është e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë.

Meunier te PSG është transferuar në vitin 2016 nga belgët e Club Brugge.


Shtuar 8.04.2020 10:58