Mjeti del nga rruga, dy të lënduar nga aksidenti në Pogradec

Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Bishnicë në Pogradec.

Një mjet që drejtohej nga një 43-vjeçar ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shoferi me iniciale Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar kamionin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 29.07.2023 09:22