Anonymous hakon faqen e Ushtrisë serbe: Fashisti Aleksandër, mos e humb kohën me qentë e tu

Grupi i hakerëve, Anonymous ka “thyer” webfaqen e Ushtrisë serbe. Përmes një postimi në Tëitter, Anonymous i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe ka hakuar. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.

Në një tjetër postim, të cilin e ka shoqëruar me flamurin shqiptar, Anonymous ka shkruar:

“#Anonymous ka lançuar #OpSerbia Duke marrë uebsajte të shumta qeveritare ditët e fundit. Synimi është infrastruktura qeveritare. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëshiron një luftë, atëherë një luftë po vjen në rrugën e tij”.

Ky mesazh ka ardhur disa ditë pasi kishte nisur një konflikt online midis këtij grupi dhe Vuçiçit. Gjithçka nisi kur Anonymous i bëri thirrje presidentit serb të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.


Shtuar 5.01.2023 10:17