Bllokohet qarkullimi te Shkëmbi i Kavajës, radhë kilometrike në autostradë

Autostrada e Durrësit që çon drejt Golemit dhe Jugu është bllokuar ditën e sotme, duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

“Kaosi” është krijuar në zonën e quajtur si Shkëmbi i Kavajës, ndërkohë që qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugore.

Shkak është bërë aksident ku fatkeqësisht humbi jetën dhe një pasagjere dhe u lënduan të tjerë.


Shtuar 31.08.2020 11:50