Coronavirusi, lojtarët e Milanit zbrazin xhepat në ndihmë të të prekurve

Raportohet se lojtarët e Milanit kanë vendosur të dhurojnë një ditë të pagës së tyre për spitalet lokale, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata gjatë krizës së Coronavirusit.

Italia pezulloi të gjitha ligat e futbollit deri më 3 prill në mënyrë që të ngadalësojë përhapjen e sëmundjeve të frymëmarrjes që herë pas here po rezultojnë vdekjeprurëse.

Kuqezinjtë janë në mesin e disa klubeve që për këtë arsye kanë ndaluar seancat stërvitore për këtë javë.

Sipas Sky Sport Italia, lojtarët e Milanit kërkuan të dhuronin një ditë të pagës së tyre për spitalet lokale, të cilët po përpiqen të merren me fluksin e madh të pacientëve.

Që nga e hëna, në Itali kishte 9.172 raste pozitive, përfshirë 463 vdekje dhe 733 raste në kujdes intensiv.

Në 24 orë, numri i të sëmurëve u rrit me 1.598 dhe 97 persona kanë ndërruar jetë.


Shtuar 10.03.2020 17:03