Paralajmërimi i inteligjencës britanike: Rusia ka gjasa të sulmojë pa dallim

Ministria britanike e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim këtë mëngjes mbi situatën në terren në Ukrainë.

Ai thotë se Rusia ka të ngjarë të vazhdojë përdorimin e fuqisë së zjarrit të rëndë për të “mbështetur sulmet në zonat urbane” në një përpjekje për të kufizuar “humbjet e saj tashmë të konsiderueshme”.

MM paralajmëron se kjo do të vijë me koston e “viktimave të mëtejshme civile”.